April 12, 2021 7:39 pm
Now Reading
Fasada dhe Farsa e Durresit

Fasada dhe Farsa e Durresit

Jetova në Shqipëri për afro dy vjet. Jam shtetase Amerikane. Shqiptare-Amerikane e ardhur në SHBA që më 1991.  Më poshtë është dëshmia dhe rrëfimi im mbi jetën dhe ngjarjet në qytetin tim të lindjes.

Dita ime e parë në Durrës, diku nga vera 2013, ishte zhgenjyese. Ishte shi dhe gjithcka dukej e zymte në këtë qytet ngjyrash.  Pallatet dukeshin sikur të ishin rrjepur dhe plackitur, katandisur me vite në harresë, të pisët e të palyer.  Rrugët përmbyteshin shpejt.  Viza trafiku nuk kishte.  Palmave u kishte rënë “koka”. Rrugicat e lagjeve u kthyen brenda pak minutash ne kanale balte, zhavor dhe pleherash.

U ktheva në shtëpi e trishtuar. Kisha 7 vite qe nuk kisha ardhur në shqipëri dhe herën e fundit që isha në Durrës, në verë 2006, ai ishte i bukur, i lyer, dhe i pastër….të paktën Durrësi i vjetër, ose qendra e qytetit.

Ishte e qartë në 2013 që askush nuk kishte vënë dorë në këtë qytet për shume vite.  Qyteti m’u duk si një grrumbullim arbitrar pallatesh të lartësive dhe formave të ndryshme, me shenja ujërash dhe shirash në fasada si te ishin lot të mjerimit që dukej gjithandej.

Ne lagjen ku banoja unë nuk kishte rrugë.  Kishte dy hapësira ku kalonin njerëz dhe automjete por që vetëm rrugë nuk ishin.  Të pashtruara, me baltë, zhavorr të hedhur nga banorët, dhe gura të medhenj ku kalimtarët hipnin një nga një për të mos u zhutyr në ujë me baltë dhe për të mos rrëshkitur.  Natën nuk kishte drita fare dhe ishte rrezik të ktheheshe në shtëpi pas perëndimit.  Mushkonja sa të duash.  Qenë endacak plotë, ndonjëher dhe nuk i shihje se nga dilnin.

Tek një pjesë e rrugës ndodhej një “mal” i përbërë nga mbeturina që vinte e bëhej më i madh.  Pak përtej “rrugës” kryesore, në një nga shumë rrugica, ndizej zjarr për të djegur mbeturinat.  Në këtë situatë katastrofe, banorët prap pagonin taksa për këtë rrugë pa drita – taksa e ambjentit.

Kaloja cdo ditë këtë rrugë për të dal në rrugën e plazhit.  Isha me krahë të lënduar dhe e lëndova më keq një natë kur nga mungesa e dritave nuk pashë lartësine e trotuarit që nuk bëhej gradualisht një me rrugen si në gjithë botën.  Më rrëshkiti këmba duke menduar se isha në një nivel dhe rashë në gjunjë, pesha sërish tek krahu i lënduar, cka e krisi.

Përtej këtij incidenti, zhavorri i lagur nga shirat më shkaterroi 4 palë kepucë.  Detyrohesha të ecja me ‘gishta’ në ujëra të mbushur me baltë dhe pisllëqe që të evitoja gurët sepse se ruaja dot balancën.  Ecja mbi baltë të lagët me frikën se do rrëshkisja dhe do vritesha keq.

Meqe rrugët janë në nivel më të lartë se oborret e shtëpive, pothuajse cdo shtëpi përmbytej nga vjeshta gjer në pranverë.  Kanalet e dikurshme nuk egsistonin. Kanalizime të reja s’kishte.  Aty s’kishte rrugë e jo më kanalizime.

Dritat iknin shpesh dhe shpeshherë nuk kisha mënyrë për të gatuar, për t’u larë e për t’u tharë. Në dimër rrezikoje dhe ftohjen.  Një ditë, elektriku iku ne 10 të mëngjesit dhe u kthye ne 11 të mëngjesit tjetër.  Kishte difekt kabina thanë.  Unë mendova, po meqë ishin në punë kur pati difekt përse nuk e rregulluan që dje?  Nuk i mjaftoi një ditë?  Kjo ndodhte shpesh. Kishim dhe gjyshen sëmure dhe shpesh mendoja si ngrohej ajo në keto lloj netësh kur s’kishte korent.

I dërgova video të situatës kryebashkiakut dhe kam shkruar për situatën si këtu si në një gazetë shqiptaro-amerikane.  Asgjë!  Njihej si lagje e PD’s dhe personi që e kishte mirë punën me PS-në dhe ishte dhe pronar i disa ndërtesave ishte i vemti që kishte trotuar dhe rrugë para shtëpise dhe pallatit të tij.  100 metra baltë dhe 10 metra rrugë për të preferuarin e “mësuesit”.  Në fillim, kur i vëzhgoja këto gjëra m’u dukën të pakonceptueshme, duke patur gjithmonë parasysh jetën dhe politikën Amerikane.  M’u dukën qesharake, tragjikomike dhe infantile. Me kalimn e kohës fillova dhe unë ti pranoj si normale dhe të paevitueshme.

Kaloi një vit dhe asgjë s’ndryshoi. Erdhi sezoni i verës, erdhën turistë, shqiptarë dhe të huaj që kalonin mbi atë tmerr gërrmallë dhe asnjë, asgjë….heshtje, paturpësi. Pak nga pak u afru dita e zgjedhjeve dhe filloi “puna” me vrrull, por vetëm pasi kishin ikur shqiptarët imigrant dhe turistët e tjerë, pra nga fundi i gushtit, fillimi i shtatorit.

Si fillim, puna filloi duke ‘shkitur’ sheshin historik të qytetit, për ta zëvëndësuar me një shesh te ri me kosto shumë të lartë i cili ( ne mes te tjerash) cau bulevardin në dysh duke ngushtuar dhe duke sjell trafikun rreth e rrotull – punë që zgjati deri në fund të pranverës 2015.  Po në këto muaj, qendra u le me ngjyra të ndryshme.  Bizele, pjeshkë, bezhë, e kuqe e ndezur etj.  Gjithandej skela.  Po ti hidhje sy nga mbrapa, shumë prej këto pallate ishin të palyer dhe te rrënuar.  Vetëm fasada. U mbollën palma Arabike nga Ura e Dajlanit gjer në Plepa të plazhit.  U shkatërruan shtesa ndërtesash në rrugën kryesore të plazhit dhe në shëtitoren direkt në plazh.  Shtesa që me kalimin e kohës u rivendosën sërish nga pronarët e tyre.  Por u bë një bujë e madhe dhe një reklamë e bukur.

U bënë korsi për bicikleta në rrugën e plazhit me tulla abrazive ngjyrë rozë jasht cdo standarti perëndimorë. Tulla që sot janë të zhvendosura, të krisura ose lënë përgjysmë.

U shtruan disa rruge me material shume te dobet por qe duken bukur. Rruget qe me pare s’kishin as vizat e duhura per trafik tani i kishin.  U be rruge e re perbri portit per automjete dhe kalimtare.  Me ne fund, rruga per tek Vila e Zogut u shtrua, gjithashtu dhe bordura e rregulluar me punim guri.

Sheshi mbaroi me mermer, dy shatërvan të thjeshtë që të sjellin ndërmend vaska të thjeshta pa asnjë detaj guri apo gdhendje apo skulpture, të cekët që nuk janë gjithmonë në funksion, me disa palma të gjata ende pa gjethe. Palma Arabike të cilave u duken vetëm trungjet e gjata që si hekura dritareje vizojnë gjithë sheshin pa asnjë vlerë estetike apo qytetarie.

Anësh sheshit, një brredh i vjetër, si ato që u sharruan vjet, është ende gjallë dhe është pjesë e një lokali të quajtur Live Lounge.  Degët e tij derdhen jasht gardhit të lokalit dhe aty poshtë tyre mund të gjesh të moshuar dhe turista duke pushuar nën hije.  I gjithë sheshi është një shkretëtirë e madhe nga fillimi deri lartë tek xhamia, i shtruar me pllaka mermeri të bardha dhe stola betoni ku është e pamundur gjatë verës të pushosh.  Gjatë dimrit dihet që Durrësi ka shume shi kështuqë nuk besoj se i hynë dikujtë në punë, përvecse të rreshkasin dhe të lëndohen.  Në fakt ai shesh nuk është funksional në asnjë stinë.

Të moshuarit që dikur rrinin ulur nën hijet e bredhave të sheshit të vjetër me stola prej druri dhe hekur i punuar, sot detyrohen të rrinë tek shkallët e xhamise dhe tek stolat pa fantazi prej betoni te bardhe, pa asnjë pemë për hije.

Po kështu u ndërtua dhe një shesh tjetër tek shetitorja Iliria ose “Vollga” me gurë gri dhe të bardhë që prej së larti formojnë fjalën “Durrës”.  Ky shesh ka si kulminacion një kantier me shkallë mermeri dhe beton që vjen e ngushtohet sa më lart hipën.  E kan quajtur “Sfinksi”. Duket si sfinks? Jo. Atëher? Nuk e di.  Logjike a la shqiptare.

“Shkallët” e së cilit kërkojnë një hap të madhë dhe për ta lehtësuar për qytetarin, posht cdo shkalle janë bërë nga dy shkallë tjera masë normale, 1 metër të gjatë por për cudi nuk janë paralel me njera tjetrën por në form zigzage.  Kur u ngjita vetë, mu desh o të ngrija këmbën sikur po hipja malit ose të shkoja nga një shkallë normale tek tjetra, nga e majta tek e djathta e anasjelltas gjer sa mbërrita lartë ku kishte plot njerëz të lloj lloj moshave. Ca bënin selfie me detin ne sfond. Ca rrinin ulur, ca mundoheshin të ngjiteshin. U qaj hallin se cdo bënë aty në Korrik e Gusht në pik të vapës. Ma mer mendja do hidhen në det dhe ky Sfinksi do kthehet në një lloj trampoline për të rinjtë dhe fëmijët capkënë.  Funksion tjetër nuk shoh.

See Also

Muzeu Arkeologjik, për sa kohë isha atje, nuk kuptohej se cfar ishte. Nuk kishte as titull. Emri u vendos para disa muajsh dhe u brohorit si një lajm i madhë. “Muzeu Arkeologjik” me shkronja të zeza në një pllakë të bardhë, me disa statuja nga lashtesia që u rivendosën jashtë godinës sic ishte në 2006 kur e vizitova me një mike Holandeze.  Sa mora vesht përmes disa fotove që një pjesë e oborrit është kthyer ne parking.

Për kodrat përtej “Brrylit” që të cojnë në Currila dhe lart në lagje, u lajmerua që do beheshin park.  Mu duk jo pakë e cuditëshme që kodrat të queshin park, aq më tepër kur jan 5 metra larg detit.  Parqet e qyteteve zakonisht ndërtohen aty ku natyra mungon dhe jo në periferi të qytetit dhe kurrsesi në koder por në shesh.  Por Durresi eshte nder shume pak qytete qe nuk ka park qendror.  Majde Durresi nuk ka me as lulishte, si dikur.  Ndoshta mendojne meqe ka detin s’ka nevoje per park, ndoshta bejne rolin e budallit dhe i bien shkurt, por nuk ka qytet ne bote, pavaresisht madhesia qe s’ka park.

Më kishte marrë malli për gjelbërim dhe park dhe gjethe që tunden nga flladi.  Durrësi, dikur i shtruar me pemë, sot jo vetëm që ska park e lulishte por dhe pemët që ka i ka me kursim.

Arkeologjia dhe historia e tij është fundosur.

E sa për gjendjen mjerane gjithë këto vite, kryebashkiaku insiston që ka qenë faji i qeverisë së mëparshme që nuk jipte fonde për Durrësin.  Nuk e di të vërtetën dhe për këtë nuk mund të flas por mund të them që si në Durrës e si në mbarë shqipërine, gjërat bëhen vetëm në kohë zgjedhjesh dhe neglizhenca, korrupsioni, mungesa e drejtësise, vizionit dhe indiferentizmi mbizotërojnë.

E këto ishin te gjithë zhvillimet marramendese të Durrësit qendror brenda 8 muajve.  Një punë e shpejtë, e corientuar, e pakuptimtë dhe jo në harmoni me qytetin perreth por as me historinë dhe identitetin e tij.

Durrësi në brendësi, përtej rrugëve kryesore, dhe fasadave mbetet një pamje mjerane.  Rrugicat brenda lagjeve janë ende të pashtruara, me baltë e zhavorr që në dimër kthehen ne lluc.

Por shyqyr që tani gjatë xhiros (shëtitjes) tradicionale të mbrëmjes mund t’i c’lodhim sytë nga rrëmuja dhe të kënaqemi me fasada.

Nuk isha ateje për zgjedhjet. Nuk votova. Nuk më intereson asnjëra palë politike por di të them që Durrësin nën kryebashkiakun që tani e ka për të 3tin mandat, e gjeta të shkretë, të palarë, të pistë, të palyer, të pashtruar, dhe në fund të qëndrimit tim 2 vjecar, para zgjedhjeve, e lashë të lyer (dhe pse keq dhe me ngjyra a la latino-amerikane) të shtruar (dhe pse me material të dobët për një kohë të shkurtër), me shesh të ri (dhe pse i shëmtuar) dhe disa projekte tjera të kota që nuk shërbejnë aspak për të lehtësuar jetën e përditëshme të qytetarit Durrsak. Por të paktën qendra ndricon…për tani….për turistet….për votat kryesisht, sepse vjet se vuri njëri ujin në zjarrë për turistët.

Dhe së fundmi, rruga u shtrua 2 javë para se të ikja dhe më në fund eca si njeri.  Të shohim sa do zgjasin këto ndryshime. Ose, do vazhdojnë apo jo.

Scroll To Top