April 12, 2021 8:17 pm
Now Reading
E thjeshta natyralja, e parritur; E shtirura teatrale, e zonja!

E thjeshta natyralja, e parritur; E shtirura teatrale, e zonja!

Ne 2006 mu tek te shkoja ne Tr per te takuar nje mik i cili kishte vite qe banonte dhe punonte ne Ceki.  Therrita nje mik tjeter dhe shkova ta takoja.  Ecem gjithandej verdall Tiranes, por sidomos verdall ish-bllokut meqe banesa e mikut ne fjale ishte diku afer.  Ishte hera ime e pare ne Tiranen post-komuniste dhe sidomos ne Bllok. Hera e pare qe pash dhe vilen e Hoxhes.

U ulem diku ne nje bar-kafe me lulishte, tavolina jone ngjitur me lokalin me pamje nga hyrja dhe bari.  Ishte ndoshta 5 mbasdite.  Perball meje, tek bari, pash nje skene qe me beri te qesh nderkohe qe po pija nje leng frutash dhe mezi e mbajta brenda: Nje vajze me floke bjonde te oksigjenuara, me gjysem kurriz jasht, ulur kembe per mbi kembe ne bar, po bente ca skena me doren dhe cigaren e saj qe dukeshin si prova audicioni per ndonje reklam apo film.  Leviz doren kendej, hap gishtin keshtu, mba cigaren ne kte kend, koken ngritur me arrogance siperfaqesore (ne fakt dukej shume patetike e llangosur dhe e veshur me veshje mbremje qe ne 5, dhe e pasigurte), mjekra ne preciz me levizjen e dores dhe cigaren, dhe leshimet e tymit te sinkronizuara me kujdes me nje gjys profil nga ana tjeter qe te shihej mire.

Mu kujtuan disa skena Drag te jetes se perditeshme ne NYC por dhe neper filma – ku mendoj kjo vajze i kishte mar dhe bere copy/paste.  Skena teatrale, te eksagjeruara te filmave te viteve 50 e poshte, te nje epoke te kaluar, te femrave fatale por e kombinuar me nje paraqitje tejet vulgare.  Ok, shohin paksa si shume filma dhe mundohen te duken te sofistikuara ne forme, nderkohe nuk permbajne asnje substance qe ka te bej me sofistikimin.

Keto lloj skena i kam hasur gjat gjith ketij viti shpesh nga vajza te reja gjer tek nena, ku, ne menyren me te ekzagjeruar te mundeshme, ulur kembe per mbi kembe dhe doren ne nje levizje aq e kalkuluar me kujdes, me kronometer dhe syte e tyre duke levizur andej ketej te shohin mire a po i sheh njeri? A po len pershtpje tek ndonjeri?  A po i admiron dikush?  Pastaj fillojne dhe qeshin me nje qeshje te madhe gjasme gazmore te forte qe degjohet ne te 4rta anet e lokalit. Mesazhi: jemi te lumtura, te hareshme, te sofistikuara, te zonja, te forta, te zgjuara, te kohes.  Ne fakt te lexosh rregullat e Damave Franceze, sidomos Pariziane per sjelljen e nje femre chic dhe e sofistikuar, nje nga rregullat kryesore eshte qe e qeshura e saj nuk duhet te degjohet pertej dhomes ku eshte kur ne shtepi, dhe jo pertej tavolines se saj kur eshte ne publik.

Sado sangfroid mundohen te duken, aq me karikaturesk dhe qesharake jan ne fakt.  Eshte e qarte qe perbrenda u zin mendja me 100 mendime, te tipit qe ka te bej me dukjen e tyre tek te tjeret ne ate moment, saqe vetem sangfroid nuk jan.  E kunderta!

Dhe e vertete qe shonin shume filma.

Scroll To Top